Kalo te përmbajtja

E Mira dhe E Keqja

E MIRA dhe E KEQJA nuk ekzistojnë. Diçka është e mirë kur na leverdis, dhe e keqe kur nuk na leverdis. E MIRA dhe E KEQJA janë çështje leverdish egoiste dhe teke të mendjes.

Njeriu që shpiku termat fatale MIRA dhe E KEQE ishte një Atlantas me emrin MAKARI KRONVERNKZYON, anëtar i shquar i Shoqërisë Shkencore AKALDAN, e vendosur në kontinentin e fundosur të Atlantidës.

Kurrë nuk e dyshoi i mençuri i vjetër Arkaik dëmin kaq të madh që do t’i shkaktonte njerëzimit, me shpikjen e dy fjalëve të tij të vogla.

Të mençurit Atlantas studiuan thellë të gjitha forcat EVOLUTIVE, INVOLUTIVE dhe NEUTRALE TË NATYRËS, por këtij të mençuri të vjetër i erdhi ideja t’i përcaktonte dy të parat me termat MIRA DHE E KEQE. Forcat e tipit EVOLUTIV i quajti të mira dhe forcat e tipit INVOLUTIV i pagëzoi me termin të këqija. Forcave neutrale nuk u dha asnjë emër.

Këto forca përpunohen brenda njeriut dhe brenda natyrës, duke qenë forca neutrale pika e mbështetjes dhe ekuilibrit.

Shumë shekuj pas fundosjes së ATLANTIDËS me POISEDONIS-in e saj të famshëm, për të cilën flet Platoni në Republikën e tij, ekzistoi në qytetërimin oriental TIKLYAMISHAYANA një prift i lashtë që bëri gabimin e rëndë të abuzonte me termat MIRA dhe E KEQE, duke i përdorur ato me ngathësi për të bazuar mbi to një moral. Emri i atij prifti ishte ARMANATOORA.

Me kalimin e historisë përmes shekujve të panumërt, njerëzimi u korruptua me këto dy fjalë të vogla dhe i shndërroi ato në themelin e të gjitha kodeve të tij morale. Sot, këto dy fjalë të vogla i gjen kudo.

Aktualisht ka shumë REFORMATORË që duan RESTAURIMIN MORAL, por që për fat të keq të tyre dhe të kësaj bote të pikëlluar, e kanë mendjen e bllokuar midis MIRËS dhe TË KEQES.

Çdo moral bazohet në fjalët e vogla MIRA dhe E KEQE, prandaj çdo REFORMATOR MORAL është në fakt një REAKSIONAR.

Termat MIRA dhe E KEQE shërbejnë gjithmonë për të JUSTIFIKUAR ose KONDENUAR gabimet tona.

Kush justifikon ose dënon nuk kupton. Është inteligjente të kuptohet zhvillimi i forcave EVOLUTIVE, por nuk është inteligjente t’i justifikohen ato me termin TË MIRA. Është inteligjente të kuptohen proceset e forcave involutive, por rezulton budallallëk t’i dënohen ato me termin TË KEQIJA.

Çdo forcë centrifugale mund të shndërrohet në forcë centripetale. Çdo forcë involutive mund të transformohet në EVOLUTIVE.

Brenda proceseve të pafundme të energjisë në gjendje EVOLUTIVE ekzistojnë procese të pafundme të energjisë në gjendje INVOLUTIVE.

Brenda çdo qenieje njerëzore ekzistojnë lloje të ndryshme energjie që EVOLUOJNË, INVOLUOJNË dhe transformohen vazhdimisht.

Justifikimi i një lloji të caktuar energjie dhe dënimi i një tjetri, nuk është të kuptuarit. Thelbësore është të kuptuarit.

Eksperienca e TË VËRTETËS ka qenë shumë e rrallë midis njerëzimit për shkak të faktit konkret të bllokimit mendor. Njerëzit janë të bllokuar midis të kundërtave MIRA dhe E KEQE.

PSIKOLOGJIA REVOLUCIONARE e LËVIZJES GNOSTIKE bazohet në studimin e llojeve të ndryshme të energjisë që veprojnë brenda organizmit njerëzor dhe brenda natyrës.

LËVIZJA GNOSTIKE ka një ETIKË REVOLUCIONARE që nuk ka asnjë lidhje me moralin e reaksionarëve dhe as me termat konservatore dhe vonuese të MIRËS dhe TË KEQES.

Brenda laboratorit Psiko-Fiziologjik të organizmit njerëzor ekzistojnë forca evolutive, involutive dhe neutrale që duhet të studiohen dhe kuptohen thellësisht.

Termi MIRA pengon KUPTIMIN e energjive EVOLUTIVE për shkak të justifikimit.

Termi E KEQE pengon kuptimin e forcave INVOLUTIVE për shkak të dënimit.

Të justifikosh ose të dënosh nuk do të thotë të kuptosh. Kushdo që dëshiron t’i japë fund defekteve të tij nuk duhet t’i justifikojë ato dhe as t’i dënojë ato. Është urgjente të KUPTOJMË gabimet tona.

Të kuptuarit e INATIT në të gjitha nivelet e mendjes është themelor që tek ne të lindë qetësia dhe ëmbëlsia.

Të kuptuarit e nuancave të pafundme të lakmisë është e domosdoshme që tek ne të lindë filantropia dhe altruizmi.

Të kuptuarit e epshit në të gjitha nivelet e mendjes është kusht i domosdoshëm që tek ne të lindë dëlirësia e vërtetë.

Të kuptuarit e zilisë në të gjitha terrenet e mendjes është e mjaftueshme që tek ne të lindë ndjenja e bashkëpunimit dhe lumturia për mirëqenien dhe progresin e të tjerëve.

Të kuptuarit e krenarisë në të gjitha nuancat dhe gradët e saj është baza që tek ne të lindë në formë natyrale dhe të thjeshtë lulja ekzotike e përulësisë.

Të kuptuarit se çfarë është ai element i inercisë i quajtur përtaci, jo vetëm në format e tij groteske, por edhe në format e tij më subtile, është e domosdoshme që tek ne të lindë ndjenja e aktivitetit.

Të kuptuarit e formave të ndryshme të LLAKMISË dhe grykësisë është e barabartë me shkatërrimin e veseve të qendrës instiktive, siç janë banketet, dehuritë, gjuetia, mishngrënia, frika nga vdekja, dëshirat për të përjetësuar UNË-në, frika nga asgjësimi, etj.

Mësuesit e shkollave, kolegjeve dhe universiteteve i këshillojnë nxënësit e tyre që të përmirësohen sikur UNË-ja të mund të përmirësohej, që të fitojnë virtyte të caktuara sikur UNË-ja të mund të arrijë virtyte, etj.

Është urgjente të kuptohet se UNË-ja nuk përmirësohet kurrë, se kurrë nuk është më e përsosur dhe se kush lakmon virtyte e forcon UNË-në.

PËRSOSMËRIA TOTALE lind tek ne vetëm me shpërbërjen e UNË-së. Virtytet lindin tek ne në formë natyrale dhe të thjeshtë kur kuptojmë defektet tona psikologjike, jo vetëm në nivelin intelektual, por edhe në të gjitha terrenet subkoshiente dhe jokoshiente të mendjes.

Të duash të përmirësosh është budallallëk, të dëshirosh shenjtëri është zili, të lakmosh virtyte do të thotë të forcosh UNË-në me helmin e lakmisë.

Ne kemi nevojë për vdekjen totale të UNË-së jo vetëm në nivelin intelektual, por edhe në të gjitha skutat, rajonet, terrenet dhe korridoret e mendjes. Kur kemi vdekur absolutisht, mbetet tek ne vetëm AJO që është E PËRSOSUR. AJO që është e ngopur me virtyte, AJO që është ESENCA e QENIES sonë INTIME, AJO që nuk është e kohës.

Vetëm duke kuptuar thellësisht të gjitha proceset e pafundme të forcave evolutive që zhvillohen brenda nesh këtu dhe tani. Vetëm duke kuptuar në formë të plotë aspektet e ndryshme të forcave INVOLUTIVE që përpunohen brenda nesh nga momenti në moment, mund ta shpërbëjmë UNË-në.

Termat MIRA dhe E KEQE shërbejnë për të JUSTIFIKUAR dhe KONDENUAR, por kurrë për të kuptuar.

Çdo defekt ka shumë nuanca, fonde, prapavija dhe thellësi. Të kuptuarit e një defekti në nivelin intelektual nuk do të thotë ta kesh kuptuar atë në terrenet e ndryshme subkoshiente, jokoshiente dhe infraconsciente të mendjes.

Çdo defekt mund të zhduket nga niveli intelektual dhe të vazhdojë në terrenet e tjera të mendjes.

INATI maskohet me togën e Gjyqtarit. Shumë lakmojnë të mos jenë lakmues, ka nga ata që nuk lakmojnë para, por lakmojnë fuqi Psikike, virtyte, dashuri lumturi këtu ose pas vdekjes, etj., etj., etj.

Shumë burra dhe gra emocionohen dhe fascinohen para personave të seksit të kundërt “GJOJA” sepse e duan bukurinë, subkoshienti i tyre i tradhton, EPHSHI maskohet me sensin estetik.

Shumë ziliqarë i kanë zili shenjtorët dhe bëjnë pendesa dhe rrahin veten sepse dëshirojnë edhe ata të bëhen SHENJTËR.

Shumë ziliqarë i kanë zili ata që sakrifikohen për njerëzimin dhe atëherë, duke dashur të jenë edhe ata të mëdhenj, tallen me ata që i kanë zili dhe lëshojnë kundër tyre të gjithë pështymën e tyre shpifëse.

Ka nga ata që ndihen krenarë për pozicionin, paratë, famën dhe prestigjin dhe ka nga ata që ndihen krenarë për gjendjen e tyre të thjeshtë.

Diogjeni ndihej krenar për fuçinë në të cilën flinte dhe kur arriti në shtëpinë e Sokratit përshëndeti duke thënë: “Duke shkelur krenarinë tënde Sokrat, duke shkelur krenarinë tënde”. “Po, Diogjen, me krenarinë tënde shkel krenarinë time”. Ishte përgjigja e Sokratit.

Gratë vanitoze kaçurrejnë flokët, vishen dhe zbukurohen me gjithçka që munden për të zgjuar zilinë e grave të tjera, por Vaniteti maskohet edhe me tunikën e përulësisë.

Tregimi thotë se Aristipi, filozofi grek, duke dashur t’i demonstrojë gjithë botës urtësinë dhe përulësinë e tij, u vesh me një tunikë shumë të vjetër dhe plot vrima, mbajti në dorën e tij të djathtë shkopin e Filozofisë dhe shkoi nëpër rrugët e Athinës. Kur Sokrati e pa të vinte, thirri: “Shihet vaniteti yt përmes vrimave të veshjes tënde, o Aristip”.

Shumë janë ata që janë në mjerim për shkak të elementit përtaci, por ekzistojnë njerëz që punojnë shumë për të fituar jetesën, por ndjejnë përtaci për të studiuar dhe njohur veten e tyre për të shpërbërë UNË-në.

Janë shumë ata që e kanë braktisur LLAKMINË dhe Grykësinë, por për fat të keq dehen dhe dalin në gjueti.

Çdo defekt është multifacetësh dhe zhvillohet dhe përpunohet në formë graduale nga shkalla më e ulët e shkallës Psikologjike deri në shkallën më të lartë.

Brenda kadencës së shijshme të një vargu, fshihet edhe krimi.

Krimi gjithashtu vishet si Shenjtor, Martir, i dëlirë, Apostull, etj.

E MIRA dhe E KEQJA nuk ekzistojnë, këta terma shërbejnë vetëm për të kërkuar evaziva dhe për të shmangur studimin e thellë dhe të detajuar të defekteve tona.