Kalo te përmbajtja

Supernjeriu

Një Kod i Anahuak ka thënë: “Perënditë krijuan njerëzit nga druri dhe pasi i krijuan, i bashkuan me hyjninë”; më pas shton: “Jo të gjithë njerëzit arrijnë të integrohen me hyjninë”.

Pa dyshim, gjëja e parë që nevojitet është të krijosh njeriun para se të mund ta integosh atë me realen.

Kafsha intelektuale, e quajtur gabimisht njeri, në asnjë mënyrë nuk është njeri.

Nëse e krahasojmë njeriun me kafshën intelektuale, atëherë mund të verifikojmë vetë faktin konkret se kafsha intelektuale, edhe pse fizikisht i ngjan njeriut, psikologjikisht është absolutisht e ndryshme.

Fatkeqësisht, të gjithë mendojnë gabimisht, supozojnë se janë njerëz, e cilësojnë veten si të tillë.

Gjithmonë kemi besuar se njeriu është mbreti i krijimit; kafsha intelektuale deri më sot nuk ka demonstruar të jetë as mbret i vetvetes; nëse nuk është mbret i proceseve të tij psikologjike, nëse nuk mund t’i drejtojë ato sipas vullnetit, aq më pak mund të qeverisë natyrën.

Në asnjë mënyrë nuk mund ta pranojmë njeriun të kthyer në skllav, të paaftë për të qeverisur veten dhe të kthyer në lodër të forcave shtazarake të natyrës.

Ose je mbret i universit ose nuk je; në rastin e fundit, pa dyshim, demonstrohet fakti konkret i mosarritjes ende në gjendjen e njeriut.

Brenda gjëndrave seksuale të kafshës intelektuale, dielli ka depozituar embrionet për njeriun.

Evidentisht, këto embrione mund të zhvillohen ose të humbasin përfundimisht.

Nëse duam që këto embrione të zhvillohen, bëhet e domosdoshme të bashkëpunojmë me përpjekjen që po bën dielli për të krijuar njerëz.

Njeriu legjitim duhet të punojë intensivisht me qëllimin e qartë për të eliminuar nga vetja elementët e padëshirueshëm që mbartim brenda nesh.

Nëse njeriu real nuk do t’i eliminonte nga vetja këto elemente, do të dështonte fatkeqësisht; do të shndërrohej në një abort të Nënës Kozmike, në një dështim.

Njeriu që vërtet punon mbi veten me qëllim zgjimin e ndërgjegjes, do të mund të integrohet me hyjnoren.

Duket qartë se njeriu diellor i integruar me hyjninë, bëhet de facto dhe me të drejtë SUPER-NJERI.

Nuk është aq e lehtë të arrish tek SUPER-NJERIU. Padyshim, rruga që të çon tek SUPER-NJERIU është përtej të mirës dhe të keqes.

Një gjë është e mirë kur na konvenon dhe e keqe kur nuk na konvenon. Midis kadencave të vargut fshihet edhe krimi. Ka shumë virtyt te i keqi dhe shumë ligësi te i virtytshmi.

Rruga që të çon tek SUPER-NJERIU është Shtegu i Briskut; ky shteg është plot rreziqe brenda dhe jashtë.

E keqja është e rrezikshme, e mira gjithashtu është e rrezikshme; rruga e tmerrshme është përtej të mirës dhe të keqes, është jashtëzakonisht mizore.

Çdo kod moral mund të na ndalojë në marshimin drejt SUPER-NJERIUT. Lidhja me të tilla apo të tjera të kaluara, me të tilla apo të tjera skena mund të na ndalojë në rrugën që shkon deri tek SUPER-NJERIU.

Normat, procedurat, sado të mençura të jenë, nëse gjenden të ngërthyera në të tillë apo të tillë fanatizëm, në të tillë apo të tillë paragjykim, në të tillë apo të tillë koncept, mund të na pengojnë në avancimin drejt SUPER-NJERIUT.

SUPER-NJERIU e njeh të mirën nga e keqja dhe të keqen nga e mira; mban shpatën e drejtësisë kozmike dhe është përtej të mirës dhe të keqes.

SUPER-NJERIU pasi ka likuiduar në vetvete të gjitha vlerat e mira dhe të këqija, është shndërruar në diçka që askush nuk e kupton, është rrufeja, është flaka e shpirtit universal të jetës që shkëlqen në fytyrën e një Moisiu.

Në çdo tendë të rrugës, ndonjë anahoret ofron dhuratat e tij SUPER-NJERIUT, por ky i fundit vazhdon rrugën e tij përtej qëllimeve të mira të anahoretëve.

Ajo që thanë njerëzit nën portikun e shenjtë të tempujve ka shumë bukuri, por SUPER-NJERIU është përtej fjalëve të devotshme të njerëzve.

SUPER-NJERIU është rrufeja dhe fjala e tij është bubullima që shpërbën fuqitë e të mirës dhe të keqes.

SUPER-NJERIU shkëlqen në terr, por terrin e urrejnë SUPER-NJERIUN.

Turmat e cilësojnë SUPER-NJERIUN si të pervers nga vetë fakti se nuk hyn brenda dogmave të padiskutueshme, as brenda frazave të devotshme, as brenda moralit të shëndoshë të njerëzve seriozë.

Njerëzit e urrejnë SUPER-NJERIUN dhe e kryqëzojnë mes kriminelëve sepse nuk e kuptojnë, sepse e paragjykojnë, duke e parë përmes lentes psikologjike të asaj që besohet e shenjtë edhe pse është e ligë.

SUPER-NJERIU është si rrufeja që bie mbi të perversit ose si shkëlqimi i diçkaje që nuk kuptohet dhe që humbet më pas në mister.

SUPER-NJERIU as nuk është i shenjtë dhe as nuk është i pervers, është përtej shenjtërisë dhe perversitetit; por njerëzit e cilësojnë si të shenjtë ose të pervers.

SUPER-NJERIU shkëlqen për një moment mes errësirës së kësaj bote dhe më pas zhduket përgjithmonë.

Brenda SUPER-NJERIUT shkëlqen zjarrvënës Krishti i Kuq. Krishti revolucionar, Zotëria e Kryengritjes së Madhe.