Kalo te përmbajtja

Puna Ezoterike Gnostike

Është urgjente të studiohet Gnoza dhe të përdoren idetë praktike që japim në këtë vepër për të punuar seriozisht mbi veten.

Megjithatë, nuk mund të punonim mbi veten me qëllim shpërbërjen e një “Unë”-je të tillë apo të tillë, pa e vëzhguar atë paraprakisht.

Vëzhgimi i vetvetes bën të mundur që një rreze drite të depërtojë në brendësinë tonë.

Çdo “Unë” shprehet në kokë në një mënyrë, në zemër në një mënyrë tjetër dhe në seks në një mënyrë tjetër.

Duhet të vëzhgojmë “Unë”-në që në një moment të caktuar e gjejmë të zënë rob, është urgjente ta shohim në secilin prej këtyre tre qendrave të organizmit tonë.

Në lidhje me njerëzit e tjerë, nëse jemi të vëmendshëm dhe vigjilentë si rojtari në kohë lufte, ne vetëzbulohemi.

A ju kujtohet ju në çfarë ore ju lënduan krenarinë? Kujdesin? Çfarë ju shqetësoi më shumë gjatë ditës? Përse e patët atë shqetësim? Cila është shkaku i tij sekret? Studioni këtë, vëzhgoni kokën, zemrën dhe seksin tuaj…

Jeta praktike është një shkollë e mrekullueshme; në ndërveprim mund të zbulojmë ato “Unë”-je që i mbajmë brenda vetes.

Çdo shqetësim, çdo incident, mund të na çojë nëpërmjet vetë-vëzhgimit intim, në zbulimin e një “Unë”-je, qoftë ky i dashurisë për veten, zilisë, xhelozisë, zemërimit, lakmisë, dyshimit, shpifjes, epshit, etj., etj., etj.

Duhet të njohim veten para se të mund të njohim të tjerët. Është urgjente të mësojmë të shohim pikëpamjen e tjetrit.

Nëse e vendosim veten në vend të të tjerëve, zbulojmë se defektet psikologjike që ua ngarkojmë të tjerëve, i kemi me tepricë brenda nesh.

Të duam të afërmin është e domosdoshme, por nuk mund t’i duam të tjerët nëse më parë nuk mësojmë të vendosemi në pozitën e personit tjetër në punën ezoterike.

Grindja do të vazhdojë të ekzistojë mbi faqen e dheut, derisa të kemi mësuar të vendosemi në vend të të tjerëve.

Por nëse nuk kemi guximin të shohim veten, si mund të vendosemi në vend të të tjerëve?

Përse duhet të shohim ekskluzivisht pjesën e keqe të njerëzve të tjerë?

Antipatia mekanike ndaj një personi tjetër që e njohim për herë të parë, tregon se nuk dimë të vendosemi në vend të të afërmit, se nuk e duam të afërmin, se e kemi ndërgjegjen shumë të fjetur.

Na bie shumë për të mos e dashur një person i caktuar? Për çfarë arsye? Ndoshta pi? Të vëzhgojmë veten… A jemi të sigurt për virtytin tonë? A jemi të sigurt se nuk mbajmë brenda nesh “Unë”-në e dehurisë?

Më mirë do të ishte që kur të shihnim një të dehur duke bërë shaka të thoshim: “Ky jam unë, çfarë shakash po bëj”.

Je një grua e ndershme dhe e virtytshme dhe për këtë arsye nuk e ke qejf një zonjë të caktuar; ndjen antipati për të. Përse? A ndihesh shumë e sigurt për veten tënde? A beson se brenda vetes tënde nuk e ke “Unë”-në e epshit? A mendon se ajo zonjë e diskredituar nga skandalet dhe shthurjet e saj është perverse? A je e sigurt se brenda teje nuk ekziston shthurja dhe perversiteti që shikon tek ajo grua?

Më mirë do të ishte të vetëvëzhgoheshe intimit dhe në meditim të thellë të zije vendin e asaj gruaje që urren.

Është urgjente të vlerësohet puna ezoterike Gnostike, është e domosdoshme ta kuptojmë dhe ta vlerësojmë nëse me të vërtetë dëshirojmë një ndryshim rrënjësor.

Bëhet e domosdoshme të dimë të duam të afërmit tanë, të studiojmë Gnozën dhe ta çojmë këtë mësim tek të gjithë njerëzit, përndryshe do të biem në egoizëm.

Nëse i kushtohemi punës ezoterike mbi veten, por nuk ua japim mësimin të tjerëve, përparimi ynë intim bëhet shumë i vështirë për mungesë të dashurisë për të afërmin.

“Ai që jep, merr dhe sa më shumë të japë, aq më shumë do të marrë, por atij që nuk jep asgjë do t’i hiqet edhe ajo që ka”. Ky është Ligji.