Kalo te përmbajtja

Kënga Psikologjike

Ka ardhur momenti të reflektojmë shumë seriozisht mbi atë që quhet “konsideratë e brendshme”.

Nuk ka asnjë dyshim mbi aspektin katastrofik të “vetë-konsideratës intime”; kjo përveçse hipnotizon ndërgjegjen, na bën të humbasim shumë energji.

Nëse dikush nuk do të bënte gabimin të identifikohej aq shumë me veten, vetë-konsiderata e brendshme do të ishte diçka më shumë se e pamundur.

Kur dikush identifikohet me veten, e do tepër veten, ndjen keqardhje për veten, e vetë-konsideron, mendon se gjithmonë është sjellë shumë mirë me filanin, me fistekun, me gruan, me fëmijët, etj., dhe se askush nuk ka ditur ta vlerësojë, etj. Në total është një shenjtor dhe të gjithë të tjerët janë të këqij, zuzarë.

Një nga format më të zakonshme të vetë-konsideratës intime është shqetësimi për atë që të tjerët mund të mendojnë për veten; ndoshta supozojnë se nuk jemi të ndershëm, të sinqertë, të vërtetë, të guximshëm, etj.

Më kuriozja nga e gjithë kjo është se injorojmë për fat të keq humbjen e madhe të energjisë që kjo lloj shqetësimesh na sjell.

Shumë qëndrime armiqësore ndaj disa personave që nuk na kanë bërë asnjë të keqe, vijnë pikërisht nga shqetësime të tilla të lindura nga vetë-konsiderata intime.

Në këto rrethana, duke e dashur aq shumë veten, duke e vetë-konsideruar veten në këtë mënyrë, është e qartë se UNI ose më mirë do të thoshim UNËT në vend që të shuhen, forcohen atëherë në mënyrë të frikshme.

I identifikuar dikush me veten ndjen shumë keqardhje për situatën e tij dhe madje i vjen të bëjë llogari.

Kështu mendon se filani, fisteku, shoku, shoqja, fqinji, shefi, miku, etj., etj., etj., nuk e kanë paguar si duhet pavarësisht të gjitha mirësive të tij të njohura dhe i mbyllur në këtë gjë bëhet i padurueshëm dhe i mërzitshëm për të gjithë botën.

Me një subjekt të tillë, praktikisht nuk mund të flitet sepse çdo bisedë me siguri do të përfundojë në librin e tij të llogarive dhe në vuajtjet e tij të përmendura aq shumë.

Është shkruar se në punën ezoterike Gnostike, rritja shpirtërore është e mundur vetëm përmes faljes së të tjerëve.

Nëse dikush jeton nga momenti në moment, duke vuajtur për atë që i detyrohet, për atë që i kanë bërë, për hidhërimet që i kanë shkaktuar, gjithmonë me të njëjtën këngë, asgjë nuk do të mund të rritet brenda tij.

Lutja e Zotërisë ka thënë: “Na i fal fajet tona ashtu si ne ua falim fajtorëve tanë”.

Ndjenja se dikujt i detyrohet, dhimbja për të këqijat që të tjerët i shkaktuan, etj., ndalon çdo progres të brendshëm të shpirtit.

Jezusi, KABIRI i Madh, tha: “Bëj paqe me kundërshtarin tënd shpejt, ndërsa je me të në rrugë, që të mos ndodhë që kundërshtari të të dorëzojë te gjyqtari, dhe gjyqtari te shërbyesi, dhe të hidhesh në burg. Me të vërtetë po ju them se nuk do të dilni që andej, derisa të paguani kuadrantin e fundit”. (Mateu, V, 25, 26)

Nëse na detyrohen, detyrohemi. Nëse kërkojmë që të na paguhet deri në denarin e fundit, duhet të paguajmë më parë deri në kuadrantin e fundit.

Kjo është “Ligji i Hakmarrjes”, “Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb”. “Rreth vicioz”, absurd.

Arsyetimet, kënaqësitë e plota dhe poshtërimet që u kërkojmë të tjerëve për të këqijat që na shkaktuan, na kërkohen edhe neve, edhe nëse e konsiderojmë veten dele të buta.

Të vendosësh veten nën ligje të panevojshme është absurde, më mirë është të vendosësh veten nën ndikime të reja.

Ligji i Mëshirës është një ndikim më i lartë se Ligji i njeriut të dhunshëm: “Sy për sy, dhëmb për dhëmb”.

Është urgjente, e domosdoshme, e pa shtyrshme, të vendosemi inteligjentisht nën ndikimet e mrekullueshme të punës ezoterike Gnostike, të harrojmë se na detyrohen dhe të eliminojmë në psikikën tonë çdo formë të vetë-konsideratës.

Asnjëherë nuk duhet të pranojmë brenda nesh, ndjenja hakmarrjeje, inati, emocione negative, ankthe për të këqijat që na shkaktuan, dhunë, zili, kujtesë të pandërprerë të borxheve, etj., etj., etj.

Gnoza është e destinuar për ata aspirantë të sinqertë që me të vërtetë duan të punojnë dhe të ndryshojnë.

Nëse i vëzhgojmë njerëzit mund të vërejmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, se secili person ka këngën e tij.

Secili këndon këngën e tij psikologjike; dua t’i referohem në mënyrë të theksuar çështjes së llogarive psikologjike; të ndjesh se të detyrohen, të ankohesh, të vetë-konsiderohesh, etj.

Ndonjëherë njerëzit “e këndojnë këngën e tyre, ashtu kot së koti”, pa u dhënë kurriz, pa u inkurajuar dhe në raste të tjera pas disa gotash verë…

Ne themi se kënga jonë e mërzitshme duhet të eliminohet; kjo na paaftëson brenda, na vjedh shumë energji.

Në çështjet e Psikologjisë Revolucionare, dikush që këndon shumë mirë, -nuk po i referohemi zërit të bukur, as këngës fizike-, me siguri nuk mund të shkojë më tej vetes së tij; ngelet në të kaluarën…

Një person i penguar nga këngë të trishta nuk mund të ndryshojë Nivelin e tij të Qenies; nuk mund të shkojë më tej se ajo që është.

Për të kaluar në një Nivel Superior të Qenies, është e nevojshme të mos jesh ajo që je; duhet të mos jemi ajo që jemi.

Nëse vazhdojmë të jemi ajo që jemi, kurrë nuk do të mund të kalojmë në një Nivel Superior të Qenies.

Në terrenin e jetës praktike ndodhin gjëra të pazakonta. Shumë shpesh një person çfarëdo lidh miqësi me një tjetër, vetëm sepse e ka të lehtë t’ia këndojë këngën e tij.

Për fat të keq, kjo lloj marrëdhëniesh përfundojnë kur këngëtarit i kërkohet të heshtë, të ndërrojë diskun, të flasë për diçka tjetër, etj.

Atëherë këngëtari i inatosur, shkon në kërkim të një miku të ri, të dikujt që është i gatshëm ta dëgjojë për një kohë të pacaktuar.

Kuptim kërkon këngëtari, dikë që ta kuptojë, sikur të ishte aq e lehtë të kuptoje një person tjetër.

Për të kuptuar një person tjetër është e nevojshme të kuptosh veten.

Për fat të keq, këngëtari i mirë beson se e kupton veten.

Janë shumë këngëtarë të zhgënjyer që këndojnë këngën e të mos qenit të kuptuar dhe ëndërrojnë një botë të mrekullueshme ku ata janë figurat qendrore.

Megjithatë jo të gjithë këngëtarët janë publikë, ka edhe nga ata të rezervuar; nuk e këndojnë këngën e tyre drejtpërdrejt, por fshehurazi e këndojnë.

Janë njerëz që kanë punuar shumë, që kanë vuajtur tepër, ndihen të mashtruar, mendojnë se jeta u detyron gjithçka që nuk ishin kurrë të aftë të arrinin.

Ndjesh zakonisht një trishtim të brendshëm, një ndjesi monotonie dhe mërzitjeje të tmerrshme, lodhje intime ose frustrim rreth të cilit grumbullohen mendimet.

Pa dyshim, këngët sekrete na mbyllin rrugën në rrugën e vetë-realizimit intim të Qenies.

Për fat të keq, këto këngë të brendshme sekrete, kalojnë pa u vënë re nga vetë ne, përveç nëse i vëzhgojmë qëllimisht.

Evidentisht çdo vëzhgim i vetes, lejon dritën të depërtojë në veten, në thellësitë e saj intime.

Asnjë ndryshim i brendshëm nuk mund të ndodhë në psikikën tonë nëse nuk çojmë në dritën e vëzhgimit të vetes.

Është e domosdoshme të vëzhgosh veten duke qenë vetëm, në të njëjtën mënyrë si kur je në lidhje me njerëzit.

Kur dikush është vetëm, “UNË” shumë të ndryshëm, mendime shumë të ndryshme, emocione negative, etj., paraqiten.

Jo gjithmonë shoqërohesh mirë kur je vetëm. Është vetëm normale, është shumë natyrale, të shoqërohesh shumë keq në vetmi të plotë. “UNËT” më negativë dhe të rrezikshëm paraqiten kur je vetëm.

Nëse duam të transformohemi rrënjësisht duhet të sakrifikojmë vuajtjet tona.

Shumë herë i shprehim vuajtjet tona në këngë të artikuluara ose të paartikuluara.