Kalo te përmbajtja

Dehyrja

Ndërsa njeriu punon mbi veten, ai e kupton gjithnjë e më shumë nevojën për të eliminuar rrënjësisht nga natyra e tij e brendshme gjithçka që na bën kaq të neveritshëm.

Rrethanat më të këqija të jetës, situatat më kritike, faktet më të vështira, rezultojnë gjithmonë të mrekullueshme për vetëzbulimin intim.

Në ato momente të papritura, kritike, dalin gjithmonë dhe kur ne më së paku e mendojmë, “unë”-të më sekretë; nëse jemi të vëmendshëm padyshim do të zbulohemi.

Kohët më të qeta të jetës, janë pikërisht ato më pak të favorshme për punën mbi veten.

Ekzistojnë momente të jetës tepër të komplikuara, në të cilat njeriu ka prirje të theksuar të identifikohet lehtësisht me ngjarjet dhe të harrojë plotësisht veten; në ato çaste njeriu bën budallalliqe që nuk çojnë askund; nëse do të ishte i vëmendshëm, nëse në ato momente në vend që të humbte kokën, do të kujtohej për veten, do të zbulonte me habi disa “unë”-të për të cilët nuk e kishte as dyshimin më të vogël për ekzistencën e tyre të mundshme.

Ndikimi i vetë-vëzhgimit intim, gjendet i dobësuar në çdo qenie njerëzore; duke punuar seriozisht, duke vëzhguar veten nga momenti në moment; një ndikim i tillë do të zhvillohet në mënyrë progresive.

Ndërsa ndikimi i vetë-vëzhgimit vazhdon zhvillimin e tij nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm, do të bëhemi gjithnjë e më të aftë të perceptojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë ato “unë”-të për të cilët kurrë nuk kemi pasur ndonjë të dhënë që lidhet me ekzistencën e tyre.

Përpara ndikimit të vetë-vëzhgimit intim, secili nga “unë”-të që banojnë brenda nesh, marrin realisht këtë ose atë figurë sekretisht të afërt me defektin e personifikuar nga e njëjta.. Padyshim imazhi i secilit prej këtyre “unë”-ve ka një shije psikologjike të pagabueshme nëpërmjet të cilës ne e mësojmë, e kapim, e zëmë, instinktivisht natyrën e tij të brendshme, dhe defektin që e karakterizon.

Në fillim ezoteristi nuk e di nga të fillojë, përballë nevojës për të punuar mbi veten por gjendet plotësisht i çorientuar.

Duke shfrytëzuar momentet kritike, situatat më të pakëndshme, çastet më të vështira, nëse jemi të vëmendshëm do të zbulojmë defektet tona të spikatura, “unë”-të që duhet t’i çintegrojmë urgjentisht.

Ndonjëherë mund të fillohet me zemërimin ose me dashurinë për veten, ose me të pafatën e dytë të epshit, etj., etj., etj.

Është e nevojshme të shënojmë mbi të gjitha në gjendjet tona psikologjike të përditshme, nëse me të vërtetë duam një ndryshim përfundimtar.

Para se të shtrihemi është mirë që të shqyrtojmë faktet që kanë ndodhur në ditë, situatat e sikletshme, të qeshurat e zhurmshme të Aristofanit dhe buzëqeshjen e hollë të Sokratit.

Mund të kemi lënduar dikë me një të qeshur, mund të kemi sëmurë dikë me një buzëqeshje ose me një shikim jashtë vendit.

Të kujtojmë se në ezoterizmin e pastër, e mirë është gjithçka që është në vendin e saj, e keqe është gjithçka që është jashtë vendit.

Uji në vendin e tij është i mirë por nëse ky do të përmbyste shtëpinë do të ishte jashtë vendit, do të shkaktonte dëme, do të ishte i keq dhe i dëmshëm.

Zjarri në kuzhinë dhe brenda vendit të tij, përveçse është i dobishëm është i mirë; jashtë vendit të tij duke djegur mobiljet e sallës, do të ishte i keq dhe i dëmshëm.

Çdo virtyt sado i shenjtë që të jetë, në vendin e tij është i mirë, jashtë vendit është i keq dhe i dëmshëm. Me virtytet mund t’i dëmtojmë të tjerët. Është e domosdoshme t’i vendosim virtytet në vendin e tyre përkatës.

Çfarë do të thonit për një prift që do të predikonte fjalën e Zotit brenda një bordelloje? Çfarë do të thonit për një burrë të butë dhe tolerant që do të bekonte një skuadër sulmuesish që do të tentonin t’i dhunonin gruan dhe vajzat? Çfarë do të thonit për atë lloj tolerance të çuar në tepri? Çfarë do të mendonit për qëndrimin bamirës të një burri që në vend që të çonte ushqim në shtëpi, do t’i shpërndante paratë lypësve të vesit? Çfarë do të mendonit për burrin shërbëtor që në një çast të caktuar do t’i jepte një thikë një vrasësi?

Kujtoni lexues i dashur se mes kadencave të vargut fshihet edhe krimi. Ka shumë virtyt te të këqijtë dhe ka shumë ligësi te të virtytshmit.

Edhe pse duket e pabesueshme brenda vetë parfumit të lutjes fshihet edhe krimi.

Krimi maskohet si i shenjtë, përdor virtytet më të mira, paraqitet si martir dhe madje shërben në tempujt e shenjtë.

Ndërsa ndikimi i vetë-vëzhgimit intim zhvillohet në ne nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm, do të mund të shohim të gjitha ato “unë”-të që shërbejnë si themel bazë për temperamentin tonë individual, qoftë ky i fundit, gjakësor ose nervor, flegmatik ose bilioz.

Edhe pse ju nuk e besoni, lexues i dashur, pas temperamentit që kemi fshihen mes thellësive më të largëta të psikikës sonë, krijimet djallëzore më të neveritshme.

Të shohësh krijime të tilla, të vëzhgosh ato përbindëshllëqe të ferrit brenda të cilave gjendet e mbushur vetë ndërgjegjja jonë, bëhet e mundur me zhvillimin gjithnjë progresiv të ndikimit të vetë-vëzhgimit intim.

Përderisa një burrë nuk i ka shpërbërë këto krijime të ferrit, këto shtrembërime të vetvetes, padyshim në thellësi, në thellësi, do të vazhdojë të jetë diçka që nuk duhet të ekzistojë, një deformim, një neveri.

Më e rënda nga e gjithë kjo është se i neveritshmi nuk e kupton neverinë e tij, e beson veten të bukur, të drejtë, njeri të mirë, dhe madje ankohet për moskuptimin e të tjerëve, ankohet për mosmirënjohjen e të ngjashmëve të tij, thotë se nuk e kuptojnë, qan duke pohuar se i kanë borxh, se i kanë paguar me monedhë të zezë, etj., etj., etj.

Ndikimi i vetë-vëzhgimit intim na lejon të verifikojmë vetë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë punën sekrete nëpërmjet së cilës në një kohë të caktuar po shpërbëjmë atë ose këtë “unë” (atë ose këtë defekt psikologjik), ndoshta të zbuluar në kushte të vështira dhe kur më së paku e dyshonim.

A keni menduar ndonjëherë në jetë për atë që ju pëlqen ose ju shqetëson më shumë? Ju, a keni reflektuar mbi sustat sekrete të veprimit? Pse doni të keni një shtëpi të bukur? Pse dëshironi të keni një makinë të modelit të fundit? Pse doni të jeni gjithmonë në modën e fundit? Pse lakmoni të mos jeni lakmues? Çfarë ju ofendoi më shumë në një moment të caktuar? Çfarë ju lajkoi më shumë dje? Pse u ndjetë superior ndaj filanit ose filanes, në një çast të caktuar? Në çfarë ore u ndjetë superior ndaj dikujt? Pse u mendjemadhësuat duke treguar triumfet tuaja? Nuk mundët të heshtni kur murmuritnin për një person tjetër të njohur? E morët gotën e likerit nga mirësjellja? Pranuat të pini ndoshta duke mos e pasur vesin, ndoshta për konceptin e edukimit ose të burrërisë? A jeni i sigurt se keni qenë i sinqertë në atë bisedë? Dhe kur e justifikoni veten, dhe kur e lavdëroni veten, dhe kur tregoni triumfet tuaja dhe i tregoni duke përsëritur atë që thatë më parë të tjerëve, a e kuptuat se ishit mendjemadh?

Ndikimi i vetë-vëzhgimit intim, përveçse ju lejon të shihni qartë “unë”-në që po shpërbëni, do t’ju lejojë gjithashtu të shihni rezultatet patetike dhe të përcaktuara të punës suaj të brendshme.

Në fillim këto krijime të ferrit, këto shtrembërime psikike që fatkeqësisht ju karakterizojnë, janë më të shëmtuara dhe përbindëshe se bishat më të tmerrshme që ekzistojnë në fund të deteve ose në xhunglat më të thella të tokës; ndërsa përparoni në punën tuaj mund të vërtetoni nëpërmjet ndikimit të vetë-vëzhgimit të brendshëm faktin e spikatur se ato neveri po humbasin vëllim, po zvogëlohen…

Rezulton interesante të dish se ato brutalitete ndërsa zvogëlohen në madhësi, ndërsa humbasin vëllim dhe zvogëlohen, fitojnë në bukuri, marrin ngadalë figurën infantile; së fundi çintegrohen, shndërrohen në pluhur kozmik, atëherë Esenca e futur në shishe, çlirohet, emancipohet, zgjohet.

Padyshim mendja nuk mund të ndryshojë në mënyrë thelbësore asnjë defekt psikologjik; natyrisht kuptimi mund t’ia lejojë vetes luksin të etiketojë një defekt me këtë ose atë emër, ta justifikojë, ta kalojë nga një nivel në tjetrin, etj., por nuk do të mundte vetvetiu ta asgjësonte, ta çintegrojë.

Ne kemi nevojë urgjente për një fuqi flakëruese superiore ndaj mendjes, për një fuqi që të jetë e aftë vetvetiu të reduktojë atë ose këtë defekt psikologjik në pluhur të thjeshtë kozmik.

Për fat të mirë ekziston brenda nesh ajo fuqi gjarpëruese, ai zjarr i mrekullueshëm që alkimistët e vjetër mesjetarë e pagëzuan me emrin misterioz Stella Maris, Virgjëresha e Detit, Azoe e Shkencës së Hermesit, Tonantzin e Meksikës Azteke, ai derivat i vetë qenies sonë të brendshme, Zoti Nënë brenda nesh i simbolizuar gjithmonë me gjarprin e shenjtë të Mistereve të Mëdha.

Nëse pasi të keni vëzhguar dhe kuptuar thellësisht atë ose këtë defekt psikologjik (atë ose këtë “unë”), i lutemi Nënës sonë Kozmike të veçantë, sepse secili nga ne ka të vetën, të çintegrojë, të reduktojë në pluhur kozmik, këtë ose atë defekt, atë “unë”, motiv të punës sonë të brendshme, mund të jeni i sigurt se e njëjta do të humbasë vëllim dhe ngadalë do të pluhurohet.

E gjithë kjo nënkupton natyrisht punë të njëpasnjëshme në thellësi, gjithmonë të vazhdueshme, sepse asnjë “unë”, nuk mund të çintegrohet kurrë menjëherë. Ndikimi i vetë-vëzhgimit intim do të mund të shohë përparimin progresiv të punës që lidhet me neverinë që na intereson vërtetë të çintegrojmë.

Stella Maris edhe pse duket e pabesueshme është signatura astrale e potencës seksuale njerëzore.

Natyrisht Stella Maris ka fuqinë efektive për të çintegruar shtrembërimet që ngarkojmë brenda psikologjisë sonë.

Prerja e kokës së Gjon Pagëzorit është diçka që na fton në reflektim, nuk do të ishte e mundur asnjë ndryshim psikologjik rrënjësor nëse më parë nuk do të kalonim nëpër prerjen e kokës.

Vetë qenia jonë e derivuar, Tonantzin, Stella Maris si potencë elektrike e panjohur për të gjithë njerëzimin dhe që gjendet latente në vetë thellësinë e psikikës sonë, dukshëm gëzon fuqinë që i lejon të presë kokën e çdo “unë” përpara çintegrijmit përfundimtar.

Stella Maris është ai zjarr filozofik që gjendet latent në çdo materie organike dhe inorganike.

Impulset psikologjike mund të shkaktojnë veprimin intensiv të një zjarri të tillë dhe atëherë prerja e kokës bëhet e mundur.

Disa “unë”-ve u pritet koka në fillim të punës psikologjike, të tjerëve në mes dhe të fundit në fund. Stella Maris si potencë e zjarrtë seksuale ka ndërgjegje të plotë për punën që do të kryhet dhe e kryen prerjen e kokës në momentin e duhur, në çastin e duhur.

Përderisa nuk është prodhuar çintegrijmi i të gjitha këtyre neverive psikologjike, i të gjitha këtyre epsheve, i të gjitha këtyre mallkimeve, vjedhje, zili, kurorëshkelje sekrete ose të dukshme, ambicie për para ose për fuqi psikike, etj., edhe kur e besojmë veten njerëz të nderuar, përmbushës të fjalës, të sinqertë, të sjellshëm, bamirës, të bukur në brendësi, etj., natyrisht nuk do të jemi gjë tjetër veçse varre të zbardhura, të bukura nga jashtë por nga brenda plot kalbëzim të neveritshëm.

Erudicioni librash, pseudo-urtia, informacioni i plotë mbi shkrimet e shenjta, qofshin këto të lindjes ose të perëndimit,, të veriut ose të jugut, pseudo-okultizmi, pseudo-ezoterizmi, siguria absolute për të qenë të dokumentuar mirë, sektarizmi i pakompromis me bindje të plotë, etj., nuk shërbejnë për asgjë sepse në realitet ekziston vetëm në thellësi ajo që injorojmë, krijime të ferrit, mallkime, përbindëshllëqe që fshihen Pas fytyrës së bukur, pas fytyrës së nderuar, poshtë veshjes së shenjtë të liderit të shenjtë, etj.

Duhet të jemi të sinqertë me veten, të pyesim se çfarë duam, nëse kemi ardhur në Mësimin Gnostik nga kurioziteti i thjeshtë, nëse vërtetë nuk është të kalojmë nëpër prerjen e kokës ajo që po dëshirojmë, atëherë po e mashtrojmë veten, po mbrojmë kalbëzimin tonë, po veprojmë në mënyrë hipokrite.

Në shkollat më të nderuara të urtisë ezoterike dhe të okultizmit ekzistojnë shumë të gabuar të sinqertë që vërtetë duan të vetërealizohen por që nuk i janë dedikuar çintegrijmit të neverive të tyre të brendshme.

Ka shumë njerëz që supozojnë se nëpërmjet qëllimeve të mira është e mundur të arrihet shenjtërimi. Natyrisht përderisa nuk punohet me intensitet mbi ato “unë”-të që ngarkojmë brenda nesh, ata do të vazhdojnë të ekzistojnë poshtë sfondit të shikimit të mëshirshëm dhe të sjelljes së mirë.

Ka ardhur ora të dimë se jemi disa të këqij të maskuar me tunikën e shenjtërisë; dele me lëkurë ujku; kanibalë të veshur me kostum kalorësi; xhelatë të fshehur pas shenjës së shenjtë të kryqit, etj.

Sado madhështorë që të shfaqemi brenda tempujve tanë, ose brenda klasave tona të dritës dhe të harmonisë, sado të qetë dhe të ëmbël që na shohin të ngjashmit tanë, sado të nderuar dhe të përulur që të dukemi, në thellësi të psikikës sonë vazhdojnë të ekzistojnë të gjitha neveritë e ferrit dhe të gjitha përbindëshllëqet e luftërave.

Në Psikologjinë Revolucionare na bëhet e dukshme nevoja e një transformimi rrënjësor dhe kjo është e mundur vetëm duke i shpallur vetvetes një luftë deri në vdekje, të pamëshirshme dhe mizore.

Me siguri ne të gjithë nuk vlejme asgjë, jemi secili nga ne fatkeqësia e tokës, e neveritshmja.

Për fat të mirë Gjon Pagëzori na mësoi rrugën sekrete: TË VDESIM NË VETVETE NËPËRMJET PRERJES SË KOKËS PSIKOLOGJIKE.