Kalo te përmbajtja

Vullneti

“Vepra e Madhe” është mbi të gjitha, krijimi i njeriut nga vetvetja, bazuar në punë konfidenciale dhe vuajtje vullnetare.

“Vepra e Madhe” është pushtimi i brendshëm i vetvetes, i lirisë sonë të vërtetë në Zot.

Ne kemi nevojë me urgjencë maksimale, të pazhëndërrueshme, të shpërbëjmë të gjitha ato “Unë” që jetojnë brenda nesh nëse në të vërtetë duam emancipimin e përsosur të Vullnetit.

Nicolas Flamel dhe Raimundo Lulio, të dy të varfër, e çliruan vullnetin e tyre dhe kryen mrekulli të panumërta psikologjike që mahnitin.

Agripa nuk arriti kurrë më shumë se pjesën e parë të “Vepra e Madhe” dhe vdiq me dhimbje, duke luftuar në shpërbërjen e “Uneve” të tij me qëllim që të zotëronte vetveten dhe të fiksonte pavarësinë e tij.

Emancipimi i përsosur i vullnetit i siguron të urtit perandorinë absolute mbi Zjarrin, Ajrin, Ujin dhe Tokën.

Për shumë studentë të Psikologjisë bashkëkohore do të duket e ekzagjeruar ajo që pohojmë në rreshtat e mësipërm në lidhje me fuqinë sovrane të vullnetit të emancipuar; Megjithatë Bibla na flet mrekulli për Moisiun.

Sipas Filonit, Moisiu ishte një i Inicuar në tokën e Faraonëve në brigjet e Nilit, Prift i Ozirisit, kushëri i Faraonit, i edukuar midis shtyllave të ISIS, Nënës Hyjnore dhe të OZIRISIT Ati ynë që është në fshehtësi.

Moisiu ishte pasardhës i Patriarkut Abraham, Magjistari i Madh Kaldeas dhe i shumë respektuarit Isak.

Moisiu, njeriu që çliroi fuqinë elektrike të vullnetit, posedon dhuratën e mrekullive; këtë e dinë Hyjnorët dhe njerëzorët. Kështu është shkruar.

Gjithçka që Shkrimet e Shenjta thonë për atë udhëheqës hebre, është me siguri e jashtëzakonshme, ogurzezë.

Moisiu e shndërron shkopin e tij në gjarpër, e shndërron njërën nga duart e tij në dorë të lebrozit, pastaj ia kthen jetën.

Prova ajo e ferrës së ndezur ka vënë në dukje fuqinë e tij, njerëzit e kuptojnë, gjunjëzohen dhe përulet.

Moisiu përdor një Shkop Magjik, emblemë e fuqisë mbretërore, e fuqisë priftërore të të Iniciuarit në Misteret e Mëdha të Jetës dhe të Vdekjes.

Para Faraonit, Moisiu e kthen në gjak ujin e Nilit, peshqit vdesin, lumi i shenjtë infektohet, egjiptianët nuk mund të pinë prej tij dhe ujitjet e Nilit derdhin gjak nëpër fusha.

Moisiu bën më shumë; arrin të shfaqen milionëra bretkosa të shpërpjesshme, gjigante, monstruoze, që dalin nga lumi dhe pushtojnë shtëpitë. Pastaj, nën gjestin e tij, tregues të një vullneti të lirë dhe sovran, ato bretkosa të tmerrshme zhduken.

Por si Faraoni nuk i lë të lirë izraelitët. Moisiu bën mrekulli të reja: e mbulon tokën me papastërti, ngjall re mushkonjash të neveritshme dhe të ndyra, të cilat më pas e bën luksin t’i largojë.

Liron murtajën e tmerrshme dhe të gjitha tufat, me përjashtim të atyre të hebrenjve, vdesin.

Duke marrë blozë nga furra —thotë Shkrimi i Shenjtë— e hedh në ajër dhe, duke rënë mbi Egjiptianët, u shkakton pustula dhe ulçera.

Duke shtrirë shkopin e tij të famshëm Magjik, Moisiu bën që të bjerë breshër nga qielli që në mënyrë të pamëshirshme shkatërron dhe vret. Më pas bën që të shpërthejë rrufeja flakëruese, bubullin tmerrshëm bubullima dhe bie shi frikshëm, pastaj me një gjest e kthen qetësinë.

Megjithatë Faraoni vazhdon i papërkulur. Moisiu, me një goditje të jashtëzakonshme të shkopit të tij magjik, bën që të shfaqen si me magji re karkalecash, pastaj vijnë errësira. Një goditje tjetër me shkopin dhe gjithçka kthehet në rendin origjinal.

Shumë i njohur është fundi i gjithë atij Drama Biblike të Dhiatës së Vjetër: Ndërhyn Jehovai, bën që të vdesin të gjithë të parëlindurit e egjiptianëve dhe Faraonit nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i lërë të shkojnë hebrenjtë.

Më vonë Moisiu përdor shkopin e tij magjik për të çarë ujërat e Detit të Kuq dhe t’i kalojë ato në këmbë të thatë.

Kur luftëtarët egjiptianë nxitojnë atje duke i ndjekur izraelitët, Moisiu me një gjest, bën që ujërat të mbyllen sërish duke i gëlltitur këta ndjekës.

Pa dyshim shumë Pseudo-Okultistë duke lexuar të gjithë këtë, do të donin të bënin të njëjtën gjë, të kishin të njëjtat fuqi të Moisiut, megjithatë kjo rezulton diçka më shumë se e pamundur përderisa Vullneti vazhdon i mbushur midis të gjithë dhe secilit prej atyre “Uneve” që në sfondet e ndryshme të psikikës sonë mbartim.

Esenca e futur midis “Vetvetes Time” është Xhindi i llambës së Aladinit, duke dëshiruar lirinë… I lirë një Xhind i tillë, mund të realizojë mrekulli.

Esenca është “Vullnet-Ndërgjegje” fatkeqësisht duke u procesuar në bazë të kushtëzimit tonë.

Kur Vullneti çlirohet, atëherë përzihet ose bashkohet duke u integruar kështu me Vullnetin Universal, duke u bërë për këtë sovran.

Vullneti individual i bashkuar me Vullnetin Universal, mund të realizojë të gjitha mrekullitë e Moisiut.

Ekzistojnë tre lloje aktesh: A) Ato që korrespondojnë me Ligjin e aksidenteve. B) Ato që i përkasin Ligjit të Ripërsëritjes, fakte gjithmonë të përsëritura në çdo ekzistencë. C) Veprime të përcaktuara qëllimisht nga Vullneti-i Ndërgjegjshëm.

Pa dyshim vetëm njerëz që kanë çliruar Vullnetin e tyre nëpërmjet vdekjes së “Vetvetes Time”, do të mund të realizojnë akte të reja të lindura nga vullneti i tyre i lirë.

Aktet e zakonshme dhe të përditshme të njerëzimit, janë gjithmonë rezultat i Ligjit të Ripërsëritjes ose thjesht produkt i aksidenteve mekanike.

Kush posedon Vullnet të lirë vërtet, mund të shkaktojë rrethana të reja; kush e ka Vullnetin e tij të mbushur midis “Unit të Shumëfishuar”, është viktimë e rrethanave.

Në të gjitha faqet biblike ekziston një shfaqje e mrekullueshme e Magjisë së Lartë, Parashikimit, Profecisë, Mrekullive, Transformimeve, Ringjalljes së të vdekurve, qoftë me frymëzim ose me imponim të duarve ose me shikimin e fiksuar mbi lindjen e hundës, etj., etj., etj.

Gjendet me shumicë në Bibël masazhi, vaji i shenjtë, pasat magnetike, aplikimi i një pak pështyme mbi pjesën e sëmurë, leximi i mendimit të huaj, transportet, shfaqjet, fjalët e ardhura nga qielli, etj., etj., etj., mrekulli të vërteta të Vullnetit të Ndërgjegjshëm të çliruar, të emancipuar, sovran.

Magjistarë? Shtriga? Magjistarë të Zinj? Shumë si barërat e këqija; megjithatë ata nuk janë Shenjtorë, as Profetë, as Adeptë të Vëllazërisë së Bardhë.

Askush nuk do të mund të arrinte “Iluminimin Mbretëror”, as të ushtronte Priftërinë Absolute të Vullnetit-të Ndërgjegjshëm, nëse paraprakisht nuk do të kishte vdekur rrënjësisht në vetvete, këtu dhe tani.

Shumë njerëz na shkruajnë shpesh duke u ankuar se nuk posedojnë Iluminim, duke kërkuar fuqi, duke na kërkuar çelësa që t’i kthejnë në Magjistarë, etj., etj., etj., megjithatë kurrë nuk interesohen për t’u vetë-vëzhguar, për t’u vetë-njohur, për të shpërbërë ato shtesa psikike, ato “Unë” brenda të cilëve gjendet i mbyllur Vullneti, Esenca.

Persona të tillë, padyshim që janë të dënuar me dështim. Janë njerëz që lakmojnë aftësitë e Shenjtorëve, por që në asnjë mënyrë nuk janë të gatshëm të vdesin në vetvete.

Eliminimi i gabimeve është diçka magjike, e mrekullueshme në vetvete, që nënkupton vetë-vëzhgim rigoroz psikologjik.

Ushtrimi i fuqive është i mundur kur çlirohet rrënjësisht fuqia e mrekullueshme e Vullnetit.

Fatkeqësisht si njerëzit e kanë vullnetin e mbyllur midis çdo “Unë”, padyshim që ai gjendet i ndarë në vullnete të shumta që procesohen secili në bazë të kushtëzimit të tij.

Rezulton e qartë të kuptohet se çdo “Unë” posedon për këtë arsye vullnetin e tij të pavetëdijshëm, të veçantë.

Vullnetet e panumërta të mbyllura midis “Uneve”, përplasen midis tyre shpesh, duke na bërë për këtë arsye të pafuqishëm, të dobët, të mjerueshëm, viktima të rrethanave, të Paaftë.